Komandant Kushtrimi, luftëtari i tri luftrave e shumë betejave

Shpërndaje

Harun Aliu, njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i njohur ndryshe me emrin Komandat Kushtrimi, ka lindur më 20 maj në vitin 1971 në Hasanbeg të Shkupit.

Pas largimit të tij nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, ai në vitin 2006 themeloi partinë Alternativa Kombëtare, njofton agjencia e lajmeve INA.

Menjëherë pas konfliktit të viti 2001 në Maqedoni, Harun Aliu ishte arrestuar në Kosovë nga forcat ndërkombëtare, ndërsa vuajti dënim disa vite. Ka qenë pjesëmarrës direkt në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, e më pas si pjesë e logjistikës për armatim dhe mjete tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Njihet si pjesë e rëndësishme e qarqeve ilegale shqiptare, që kanë punuar për çështjen e luftës në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni.

Ndërkohë, nga drejtësia e Maqedonisë, Harun Aliu më 4 shkurt të vitit 2010 u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzën se së bashku me tre persona tjerë ka ekzekutuar pjesëtarin e “Tigrave”, Zoran Markovski në lagjen e Autokomandës në Shkup.

Një kohë të gjatë ai qëndroi i arratisur nga pushteti vrastar që po degradonte cështjen shqiptare në Maqedoni. Ndërkaq, më pas me disa doli në malet e Karadakut dhe të Shkupit për ta përgatitur një rezistencë kundër këtij regjimi.

Më 11 maj të vitit 2010, ai së bashku me katër u vra në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit, në një përleshje mes policinë maqedonase.

Incidenti kishte ndodhur pasi grupi i armatosur ka qenë duke bartur armë në kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe ka hapur zjarr ndaj policisë. Kushtrimi pas vetës ka lënë djalin e tij Fisnikun.