KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 18.729 qytetarë

Shpërndaje

Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë për media ka thënë se procesi i votimit në katër komunat veriore është duke shkuar pa probleme.

“Procesi i votimit në 44 qendrat e votimit në katër komunat veriore është duke shkuar pa asnjë problem. Deri në orën 15:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 18.729 qytetar nga 57 mijë e 933 sa kanë të drejt”.

“Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit të vitit 2017 numri i votuesve deri në këtë kohë ishte ishte 17.544 votues apo 30.79%”.

“Sa i përket komunave deri në orën 15:00 në Leposaviq të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 6003 apo 33.05, në Zubin Potok kanë votuar 2940 apo 34.45%, në Zveçan kanë votuar 3169 votues apo 34.34%, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 6617 votues apo 30%”, ka thënë Daka në konferencën e tretë për media.

Ajo gjithashtu tha se në disa qendra komisionerët kanë pasur paqartësi në lidhje me dokumentet identifikuese për votim, për çfarë KQZ-ja ka ofruar sqarimet e nevojshme.

Konferenca e radhës është planifikuar të mbahet në orën 20:00.