Krerët e Ballkanit mblidhen në Tiranë, paralajmërohet një deklaratë e përbashkët (Video)

Shpërndaje

Krerët e Shteteve të vendeve të Ballkanit kanë nisur të mblidhen sot në Tiranë, në kuadër të procesit të Brdo-Brijunit, nismë e ndërmarrë që prej vitit 2013 nga Kroacia dhe Sllovenia që në vitin 2013 për të nxitur afrimin e rajonit me Bashkimin Evropian.

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Presidenti Borut Pahor, së bashku me presidentin shqiptar Ilir Meta janë mikpritësit e takimit, pjesa e rëndësishme e të cilit do të zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Në samitin e sotëm janë të pranishëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Milorad Dodik i Bosnje-Hercegovinës, raporton Koha.net.

Duke qenë se ky samit përkon më Javën e Europës, të ftuar nderi janë edhe shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Pritet që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të miratojnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Evropian, duke kërkuar që anëtarësimi i rajonit të mbetet në rendin e ditës së BE-së, pasi perspektiva evropiane e tij konsiderohet e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e rajonit por dhe të vetë Bashkimit evropian.