Kur Basha betohej se nuk do të qeveriste KURRË me Monikën: Blen vota me para (VIDEO)

Shpërndaje

Ata sot janë aleatë të ngushtë edhe pse dihet botërisht se Basha dhe Kryemadhi nuk e honepsin dot njeri-tjetrin, megjithatë vetëm pak vite më parë kryedemokrati betohej publikisht se nuk do të bashkëqeverisnin kurrë bashkë.

“Ne nuk do të qeverisim kurrë më me LSI-në dhe i bëj apel demokratëve që ta kenë të qartë këtë”, shprehej Basha.

Tashmë, Basha dhe Kryemadhi janë bërë bashkë dhe gjenden si alertantiva e vetme e shqiptarëve përballë pushtetit arrogant dhe të papërgjegjshëm të Ramës.

Epo, kurrë mos thuaj kurrë! Dhe kjo vlen sidomos për politikanët shqiptarë. /albeu.com/