LAJMI I FUNDIT: Griezmann i thotë “PO” Barcelonës
Griezmann do ta vesh fanellën e Barcelonës.
Antoine Griezmann ka lajmëruar largimin e tij nga Atletico Madrid dhe pritet që transferimi i tij te Barcelona- të zyrtarizohet së shpejti.
Raportet këtë javë kanë sugjeruar se Barcelona është gati të paguajë klauzolën 120 milionë euro të prishjes së kontratës së kampionit të botës pasi ai ka informuar klubin për dëshirën për t’iu bashkuar katalanasve.
Sulmuesi nëpërmjet një videoje u ka thënë lamtumirë tifozëve: “Kanë qenë pesë vite të pabesueshëm; Faleminderit shumë për gjithçka, do t’ju kem gjithmonë në zemër.”