Perez shtyn takimin kokë më kokë me Modricin

Shpërndaje

Eksperti italian i transferimeve, Gianluca Di Marzio ka raportuar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka shtyrë bisedimet e tij të drejtpërdrejta me objektivin e Interit, Luka Modric.

Kapiteni i Kroacisë, i lidhur fort me Nerazzurët gjatë dy javëve të fundit, më në fund u kthye dje (e mërkurë) në trajnimin para sezonal me Los Blancos.

Pritet që ai të takohet me presidentin e Santiago Bernabeut, duke e informuar atë për dëshirën e tij për të lënë kryeqytetin spanjoll në favor të një lëvizjeje në Giuseppe Meazza.

Megjithatë, i vetmi zyrtar i Realit që thuhet se ka folur me Modricin është krahu i djathtë i Perezit, drejtori Angel Sanchez.

Gazetari Di Marzio ka thënë se Perez u kthye vonë nga turneu para sezonal i klubit në SHBA, ndërsa shumica e fokusit të tij sot do të jetë në ardhjen e portierit Thibaut Courtois nga Chelsea.

Sipas ekspertit të transferimeve, vonesat janë të gjitha pjesë e një strategjie nga Presidenti për të shkaktuar pasiguri dhe padurim tek skuadra italiane.

Pavarësisht nga përpjekjet e Perezit për të mbajtur Modricin në Real, Interi është i inkurajuar nga fakti që duket se ekziston një ‘marrëveshje e zotërinjve’ mes lojtarit dhe Presidentit.

Modric dhe Perez mendohen të jenë në raporte të shkëlqyera mes vete, me Nerazzurrët që janë duke shpresuar se presidenti do të nderojë një marrëveshje të gjatë për të lejuar që ai të largohet. /Telegrafi/