NATO ngushëllon familjarët e efektives shqiptare: Humbëm njërën prej nesh

Shpërndaje

NATO ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së efektives shqiptare Zarife Hasanaj nga shpërthimi i një mine një ditë më parë në Letoni.

Në një reagim në faqen zyrtare, NATO shpreh keqardhje për humbjen e thellë.

Gjithashtu, NATO shpreh ngushëllime për familjarët, kolegët, miqtë dhe të gjithë të afërmit e efektives Hasanaj.

“Me keqardhje të thellë vuajmë humbjen e njerës prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi të gjithë thellësisht të prekur nga humbja e Hasanaj dhe në këto kohë të veshtira i shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë të afërmve të saj.

Ne qëndrojme në solidaritet me aleatet shqiptarë dhe miqtë tanë ndërsa vuajmë humbjen dhe plagosjen e kolegeve tanë të NATO Ehanced Forward Presence Battle Group”.