Ndihma sociale mbi 200 euro, po ja si mund të humbet, sqaron ministrja Carovska

Shpërndaje

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, gjatë një emisioni në TV Telma e ka sqaruar reformën e re sociale dhe masat të cilat dalin nga kjo reformë, njofton Portalb.mk.

“Nga familja do të zgjedhet një person i cili më së shpejti do të bëhet gati për në treg. Personi do të trajnohet, kualifikohet dhe do të jetë gati për në treg. Më pas do t’i ofrohet punë. Nëse punën e parë e refuzon, do t’i ofrohet puna e dytë. Nëse për të dytën herë refuzon, atëherë shkojmë me personin e dytë në familje, për shembull, kalojmë te nëna dhe atë e përgatisim për në treg, me trajnime dhe kualifikime. Nëse edhe personi i dytë dy herë refuzon punë, atëherë do të mendohet se çfarë me fëmijët e asaj familje, ndërkaq do të kalohet edhe në shfuqizimin e masës ndihmë sociale. Do të thotë katër përpjekje për kyçje në treg, përpara se të kalojmë në shfuqizimin e ndihmës në para”, sqaroi Carovska. Ndihma sociale për një familje katër anëtarëshe shkon mbi 200 euro, por ajo edhe mund të humbet.