Nesër mbushen 4 vite nga ngjarjet e Kumanovës, akoma mbetet enigmë (VIDEO)
Krisma armësh frikë ankth paqartësi. Kështu u zgjuan qytetarët e Kumanovës para katër viteve më 9 maj të vitit 2015. Ngjarja ndodhi pikërisht tek Lagjja e Trimave por trishtimi nga kjo ngjarje përfshiu gjithë territorin e shtetit pasi nuk dihej saktë nëse nga luftimet e ashpra mes policisë dhe grupit ka mbetur i vrarë edhe ndonjë civil. Gjithçka ishte mjegulli. As policia e as zyrtarët e lartë shtetëror nuk tregonin detaje mbi rastin. Kjo dhe linte hapësirë për lajme të rrejshme për gjoja civilë të vr*arë dhe në mesin e tyre edhe fëmijë.