Sela uron Kryetarin e ri të CDU-së, Armin Laschet

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përmes rrjeti social twitter ka uruar Armin Laschet për zgjedhjen e tij në krye të CDU-së së Kancelarës gjermane në largim, Angela Merkel .

Sela shkruan “Urime të ngrohta Armin Laschet-it për zgjedhjen e tij si Kryetari i nëntë i CDU-së së Gjermanisë! Si parti të qendrës së djathtë në Ballkanin Perëndimor, shpresojmë në lidershipin e vazhduar të CDU-së në avancimin e projektit evropian i cili mbetet i papërfunduar derisa vendet e rajonit t’i bashkohen Unionit.”

Aleanca për Shqiptarët është profilizuar si parti e qendrës së djathtë dhe bashkëpunon me CDU-në gjermane dhe familjen evropiane të partive popullore, ndër tjera përmes Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup dhe kontakteve të rregullta me EPP-në.