Pendarovski: Koha është t’i shërojmë plagët e hapura dhe ta fillojmë pajtimin qytetar

Shpërndaje

Dëshiroj publikisht të them dhe të zotohem se do të jem president i të gjithë qytetarëve, edhe i atyre që votuan për mua, edhe i atyre që votuan për kundërkandidatët e mi, si edhe i atyre të cilët nuk dolën në votime. Punën e parë që do ta bëj është ta shtrijë dorën e bashkëpunimit me opozitën, tha presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e sotëm me rastin e inaugurimit të tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Do të jem president i të gjithë qytetarëve. Është koha që t’i shërojmë plagët e hapura prej të kaluarës tonë të afërt dhe realisht ta fillojmë pajtimin qytetar pasi nuk kemi një atdhe tjetër rezervë të cilin mund ta quajmë shtëpia jonë. Në këtë rrugë duhet të angazhohem shumë, duke mbajtur llogari për rejtingun tim politik”, potencoi Pendarovski para mysafirëve të pranishëm ku e dha deklaratën solemne.

Pendarovski konstatoi se në Evropë pothuajse nuk ekziston shtet që është aq i vogël ndërsa aq i ndarë brenda mbi shumë baza prej të cilave, siç theksoi, pjesa më e madhe janë në bazë politike dhe të krijuara nga politikanët.

“Dallimet politike midis njerëzve dhe partive do të vazhdojnë të ekzistojnë pasi janë të natyrshme dhe të domosdoshme, por energjia dhe potenciali i shoqërisë duhet të jenë të bashkuar rreth disa punëve të rëndësishme strategjike për të cilat do të insistoj dhe do të propozoj modele të cilat do të bazohen në një konsensus të gjerë shtetëror. Këtu mendoj para së gjithash në integrimet tona euroatlantike për të cilat në nivel retorik ekziston pajtim i plotë midis subjekteve relevante politike, megjithatë modalitetet për realizimin e tyre në të cilat besojmë janë të ndryshme”, nënvizoi Pendarovski.

Ai paralajmëroi se do të luftojë kundër ndasive në shoqëri, se do t’i mbrojë të drejtat e pakicës politike, se në mënyrë maksimale do të angazhohet për përfundimin e anëtarësimit të plotfuqishëm të vendit në BE dhe NATO, si edhe se vëmendje të veçantë do t’ju kushtojë marrëdhënieve ndëretnike.

“E ndjeje se obligimi i im i parë si president i cili u propozua nga shumica politike është ta mbroj statusin dhe të drejtat e pakicës politike, pasi demokracia ekziston vetëm kur pakicat e ndryshme në shoqëri janë të mbrojtura prej vullnetit eventual të shumicës, ndërsa për këtë vetëm ligjet zakonisht nuk janë të mjaftueshme. Si president do të angazhohem në angazhimet diplomatike për përfundimin e procesit për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në NATO dhe gjatë gjithë rrjedhës së negociatave për anëtarësim në BE në të cilat do të insistoj që të përfshihen mendjet më të mira të cilat i ka ky vend pavarësisht nëse vijnë nga opozita, nga organizatat joqeveritare apo nga ekspertë të pavarur. Më pas, këtu mendoj edhe në marrëdhëniet ndëretnike dhe në baraspeshën midis të gjitha bashkësive etnike që gjithmonë ka paraqitur shtyllën e stabilitetit dhe sigurisë tonë të brendshme”, shtoi shefi i shtetit.

Sipas tij, në këtë segment problemi më i madh ka qenë dhe mbetet sjellja e partive më të mëdha politike të cilat shpesh pozitën e tyre ndaj çështjeve ndëretnike dhe problemeve e tjetërsojnë varësisht asaj nëse ndodhen në pushtet apo në opozitë.

“Në këtë pjesë do të kërkoj përgjegjësi politike dhe fjalët e shprehura publikisht për këto tema të ndjeshme të mos dallojnë varësisht asaj nëse jemi në fushatë apo jo pasi tek qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike shkakton shqetësim por edhe në mënyrë drastike e zvogëlon kredibilitetin e të gjithë neve, përfaqësuesve të tyre të zgjedhur politik. Në këtë pjesë përfitimi më i madh të cilin duhet ta ruajmë, ndërsa për të cilën nuk jemi të vetëdijshëm plotësisht se e dimë se e kemi, është që pas shumë vitesh implementim të Marrëveshjes kornizë, pjesëtarët e të gjitha bashkësive etnike e quajnë Republikën e Maqedonisë së Veriut shteti ynë që është fenomen shumë i rrallë në Ballkan”, përmendi Pendarovski.

Shteti ynë periudhën e ardhshme, tha, i ka dy prioritete absolute nga realizimi i së cilave varet edhe fati i tij dhe e ardhmja e tij. Këto janë arritja e normave shumë më të larta në zhvillimin ekonomik dhe toleranca ndaj krimit, korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë zero.

U përqendrua edhe në marrëdhëniet me të gjithë pesë fqinjët, duke i quajtur të shkëlqyera, si edhe në bashkëpunimin rajonal i cili, vlerësoi është produktiv.

“Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë shembull pozitiv se si me guximin politik dhe duke i lënë anash stereotipat historike është e mundur të mbrohen interesat nacionale, ndërsa në të njëjtën kohë të promovohen interesat strategjike të shtetit”, tha Pendarovski.

Qëllimi i tij si njeri i parë i shtetit do të jetë edhe dhënia e kontributit konkret në mbështetjen e sektorit qytetar dhe në krijimin e ambientit për punë të lirë të mediave.

“Jam i bindur se nuk duhet të ekzistojë kufi i epërm për kritikën mediatike kur bëhet fjalë për njoftim prej punës së personaliteteve publike”, tha Pendarovski, duke shtuar se është i gatshëm të marrë kritika për punën e tij madje edhe pa argumente.

Lidhur me pjesën e cila bie drejtpërdrejt nën kompetencat e tij, Armata dhe një pjesë e aparatit të sigurisë dhe zbulimit, publikoi se të gjitha promovimet në këto struktura do të jenë në pajtim me ligjet dhe referencat profesionale të kandidatëve, ndërsa për pozitat më të larta në bashkëpunim me Qeverinë, Kuvendin dhe opozitën. Reformat e shërbimeve, tha, duhet të zhvillohen sipas modelit të konstituimit të ATO për çka ekzistoi konsensus edhe midis pushtetit dhe opozitës.

“Reformat sistemore dhe ripërtëritja e domosdoshme e kuadrit në këto segmente jashtëzakonisht të rëndësishme të shtetit duhet të bazohen në konsensus më të gjerë politik dhe të ekspertëve pasi është koha e fundit pas 30 vitesh tranzicion të ndërtojmë institucione profesionale puna e së cilave nuk do të varet prej ndryshimit të pushtetit”, potencoi presidenti.