Pendarovski: Musliu nuk ka gisht në Grupin e Kumanovës (VIDEO)

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski thotë se emërimi i Erolld Musliut në Agjencinë për Zbulim është çështje e mbyllur. Ai shpjegoi se ka pasur disa takime me funksionarët e BDI-së të cilit ishin kategorikisht kundër emërimit të Musliut në këtë organ inteligjence. Pendarovski tha Musliu nuk ka është i përzier në ngjarjet e Kumanovës, dhe se këtë gjë ua ka dokumentuar dhe treguar edhe përfaqësuesve të BDI-së.

“Kam pasur disa takime me përfaqësues të lartë të BDI-së, menjëherë pasi ata dolën në opinion me ankesat e tyre. Pas këtyre bisedimeve të gjata konstruktive nga të dyja palët i qartësuam dilemat për emërimin e zotëri Erolld Musliut. Unë ua thash të gjitha arsyet e mia, se pse ai njeri është emëruar në atë pozicion. Përveç referencave të pakontestueshme profesionale ka pasur edhe mbështetje të pakusht nga partnerët tonë strategjik dhe nga shërbimet me të cilat ne punojmë. Në rastin e vërejtjeve të tyre se mos ai njeri ka qenë i përzier në ngjarje të mëparshme me karakter sigurie, u qartësuam me informacione shtesë të cilat unë i sigurova, se ai njeri nuk ka pasur asnjë kontakt me ata ngjarje e jo më të jetë organizator ose iniciatorë”, tha Stevo Pendarovski, president i Republikës së Maqedonisë së Veriut./Alsat/

Video: