Maqedoni

Për dil.erë, kri.minel dhe zhvatës nuk do të ketë vend në BDI

Shpërndaje

Për dil.erë, kri.minel, zhv.atës dhe persona të korr.uptuar nuk do të ketë vend në partinë e Ali Ahmetit, por as edhe në funksionet shtetërore si gjykatës, prokurorë, deputetë, ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash, drejtorë… Bashkimi Demokratik për Integrim tashmë seriozisht po e bisedon projektin e ri i cili do t’i përfshinte funksionarët partiak, por edhe shtetëror, gjegjësisht të gjithë, siç është shprehur deputeti Artan Grubi, pasi sipas tij, duan t’i shërbejnë qytetarëve. Grubi për PlusInfo ka thënë se partia e tyre vetëm se ka filluar me projektin e ri, ndërsa në përgatitje është edhe Ligji për Veting për të gjithë ata që bartin funksione publike.

Vetingun apo kontrollin e anëtarësisë së BDI-së, nga ku do të rekrutohen funksionarët partiak, do ta bëjë nënkryetarët Izet Mexhiti, Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Sadulla Duraku dhe sekretari organizativ Artan Grubi. Ideja është që vetingun për të gjithë ata që janë në funksione shtetërore ta realizojë Komisioni shtetëror për kontroll dhe veting. E ngjashme me Komisionin për lustrim, por Komisioni i ri do të duhet që ta hetojë edhe prejardhjen e pasurisë së funksionarëve, mënyrën se si e kanë bërë atë pasuri, a kanë të kaluar kri.minale dhe korruptive.

“Në parti ka filluar procesi i ri regjistrimit të tërësishëm të anëtarëve të BDI-së. Presim që deri në fund javës të përfundojë dhe më pas do t’i hyjmë kontrollit. Do të fillojmë nga niveli më i ulët, nga bashkësitë lokale. Do të kontrollohen anëtarët që ndonjë nga ata të mos ndodh të jetë dilerë, kriminel, zhvatës, për arsye se për të tillë nuk vend në BDI. Funksionarët e BDI-së nga ana tjetër do ti nënshtrohen kontrollit apo vetingut të dyfishtë, një nga partia dhe një pas zgjedhjeve, ndërsa nga Komisioni shtetëror kur të jetë nominuar në funksion publik. Kjo uverturë në BDI-në e re për platformë të veprimit për 20 vitet e ardhshme, si postulat ka qeverisjen e mirë, drejtësinë joselektive, zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin”, ka deklaruar Grubi, transmeton Koha.mk

Vetingu partiak në BDI pritet që të zhvillohet deri në mbajtjen e Kongresit të BDI-së, i cili me gjasë do të ndodh deri në fund të vitit. Se BDI është serioze në qëllimin që të realizojë veting është edhe deklarata e Ali Ahmetit. Ai mbetet në kërkesën për veting të deputetëve dhe funksionarëve, të cilët barti funksione publike. Ahmeti ka kërkuar këshilla për aplikimin e sistemit për kontroll dhe veting edhe nga Instituti ndërkombëtar Republikan (IRI), ndërsa vlerëson se me këtë do të parandalohen sulmet ndaj funksionarëve dhe përhapja e lajmeve të rreme. (koha.mk)

Te nderuar lexues shikoni kush do ta bëjë kontrollin e anëtarësisë së BDI-së (VETING): Izet Mexhiti, Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Sadulla Duraku dhe sekretari organizativ Artan Grubi!!!