Për herë të parë do ta caktohet çmimi i derivateve sipas metodologjisë së re

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) tani më e ka miratuar metodologjinë e re për llogaritjen e çmmeve të naftës dhe derivateve të naftës dhe duke filluar prej sot çdo të hëne sipas tij do t’i caktojë çmimet maksimale të shitjes me pakicë të derivateve në vend.

Në metodologjinë e re, KRRE-ja e ka rritur rrjetin e shitjes me pakicë nga 3,2 denarë të tanishme në 4,6 denarë për litër edhe pse tregtarët kanë kërkuar që ky çmim të arrijë prej 6,2 deri në 6,5 denarë për litër. Përveç kësaj, shpenzimi për transport në shtet është llogaritur në 0,75 denarë për litër.

Edhe me metodologjinë e re, kursi i dollarit lidhur me denarin dhe lëvizjen e çmimit të naftës së papërpunuar dhe të derivateve të naftës në bursat botërore mbesin kriteret kryesore nga të cilat varet çmimi i shitjes me pakicë të derivateve në pompat e benzinave nëpër vend.

Me sjelljen e metodologjisë së re ndalon liberalizimi kohor i tregut të derivateve në vend që ka zgjatur dy javë për shkak të mos nënshkrimit të ndryshimeve të Ligjit për energjetikë nga ish-presidenti i shtetit Gjorge Ivanov të cilat ishin të nevojshme që të sillet akt nënligjor për përcaktimin e metodologjisë së re.

Nevoja nga metodologjia e re për llogaritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve u shkaktuar pasi më 8 maj të këtij viti ndaloi të vlejë Aneksi “D” nga Marrëveshja për shitblerje të OKTA-s sipas përcaktimeve të së cilave është përpunuar metodologjia sipas të cilës në 20 vitet e fundit KRRE-ja e ka caktuar çmimin e shitjes me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës.