Prej sot, nga Shkupi deri në Beograd do të udhëtohet për 3 orë
Sot, me 15 maj (e mërkurë), do të lëshohet aksi jugor i Korridorit 10 drejt Maqedonisë së veriut dhe Greqisë afër Grykës së Gërdelicës.
Me hapjen e aksit afër Grykës së Gërdelicës, Serbia përmes Korridorit 10 tërësisht do të lidhet me 600 kilometra përgjatë autostradës nga kufiri i Maqedonisë së veriut deri në kufi me Hungarinë.
Në aksin përmes Grykës së Gërdelicës të gjatë 26,3 kilometra, vozitësit nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të kenë mundësi të kalojnë nëpër dy tunele të reja dhe 33 ura të konstruuara.
Korridori 10 është një nga korridoret më të rëndësishme transportuese pan-evropiane që kalojnë nëpër Serbi dhe i lidhë Austrinë, Hungarinë, Sllvoeninë, Kroacinë, Serbinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
Me këtë intervenim, shkurtohet rruga Shkup-Beograd dhe bëhet thuajse për 3 orë.