Protesta e opozitës, SHBA u bën thirrje protestuesve të qëndrojnë larg dhu.nës

Shpërndaje

Protesta do të fillojë në ora 19:00 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, pak para protestës së paralajmëruar nga opozita, u ka bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë larg dhu.nës. “Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dh.unës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bom.bave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhu.ne kryejnë një kri.m dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhu.nën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Protesta e paralajmëruar në Tiranë do të fillojë nga ora 19:00 e do të zgjasë deri në mesnatë.