Rashidi: Mbi 1000 nxënës shqiptarë detyrohen të mësojnë maqedonisht (VIDEO)
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrja Rashidi ka akuzuar pushtetin se duke mos krijuar kushte po detyron 1000 nxënës shqiptarë të mësojnë në gjuhën maqedonase, pa vullnetin e tyre. Ai, në emisionin debativ Click Plus në TV 21, tha se kjo gjë ndodh në kundështim me Kushtetutën. Ndërkohë, rasti bëhet edhe skandaloz pasi ky problem nuk është zgjidhur prej kohësh ndonëse ministria e Arsimit drejtohet nga kuadro shqiptarë prej vitesh. Aktualisht, në krye të kësaj ministrie është Arbër Ademi, i cili asnjëherë nuk ka folur për këtë problem.
“Zhvillimi ekonomik, standardi i qytetarëve, ekzodi masiv, drejtësia selective, ngecja e reformave në drejtësi, arsimi I nëpërkëmbur. Ne e kemi rastin skandaloz ku mbi 1000 nxënës shqiptarë mësojnë në gjuhën maqedonase në kundërshtim me Kushtetutën. Ata nuk mësojnë sepse vet e kanë bërë përzgjedhjen por sepse sistemi shtetëror nuk u kanë krijuar kushte.