Rajoni

Sherr i madh live, gazetari: U kape tek Unaza! Irritohet Rama: Kërko falje urgjent, ndryshe iki!

Shpërndaje

Një përplasje e fortë është konsumuar këtë të enjte mes gazetarit Robert Rakipllari e kryeministrit Edi Rama, kur diskutimi ka shkuar tek skandali i Unazës së Madhe, e posaçërisht me kompaninë fantazëm DH Albania, e cila fitoi në mënyrë të dyshimtë lotin e parë të projektit me një vlerë prej disa milionë eurosh.

Teksa diskutohej, gazetari i ka thënë Ramës se “u kap në Unazën e Madhe”, një togfjalësh që ka irrituar mjaftueshëm kryeministrin.

Replikat

Rama: Nuk mundem më, kërko ndjesë urgjent, mos më ndërprit!

Rakipllari: Nuk Kërkoj ndjesë fare

Rama: Ky është momenti që ti të kuptosh se ju jeni të zhytur në një mendësi jakobine. Unë s’jam kapur asgjëkundi. Mua s’më më thua dot ti je kapur. Ku jam kapur unë?

Rakipllari: Unë ju pyeta, u kapët tek Unaza.

Rama: Kërko falje urgjent!

Rama: Stop nuk mundem më. Është e pamundur, nuk përgjigjem më kurrë