Takimi i fshehtë i Gruevskit me rusët në Budapest?!
Instituti IFIMES me seli në Lubjanë ka publikur një analizë, ku mes tjerash shkruan për “Takim të fshehtë mes Gruevskit dhe Rusëve në Budapest”.
Në këtë analizë thuhet se Rusia ende nuk ka hequr dorë nga qëllimi për ta penguar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, edhe përkundër Protokollit të nënshkruar për anëtarësim në Aleancë.
“Dëshmi për këtë është rrjeti i shpërndarë gjerësisht i agjentëve rusë, veçanërisht prezente në hapësirat shqiptare në Maqedoninë Veriore gjatë zgjedhjeve presidenciale. Habit fakti se disa liderë shqiptarë janë të kyçur në aktivitetet e përmendura. Zhvillimet në prapaskenën e skenës politike maqedonase tregojnë se një pjesë e shqiptarëve ende bashkëpunojnë ngushtë me VMRO-DPMNE-në dhe ruan komunikimin/bashkëpunimin me Nikolla Gruevskin. Risi në këtë paraqet edhe bashkëpunimi direkt i shqiptarëve me rusët përmes Gruevskit, që nuk është vërejtur në historinë moderne të shqiptarëve, të cilët raportet e tyre strategjike i zhvillonin në mënyrë prioritare me SHBA-të”, shkruan në analizë.