Takohen Zaev dhe Ahmeti, diskutojnë për “FSHESËN”

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti diskutojnë për “fshesën”. Zaev paralajmëroi se nga sot fillojnë analizat për ndryshimet që duhet bërë.

Me Ahmetin takohemi për të diskutuar rreth ndryshimeve në Qeveri. Edhe pse simbolika e takimit del nga fjala “fshesë”, bëhet fjalë për njerëz profesionist dhe të emëruar në pushtetin ekzekutiv – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Ndryshimet, apo “fshesa” nuk do t’i përfshi subjektet por personalitetet të cilët nuk kanë përmbushur nevojat e institucioneve dhe qytetarëve.

Do të vijë koha që të shpalosen detaje. Flasim për arrogancë, mos përmbushje të nevojave të institucioneve dhe pritjeve të qytetarëve. Flasim për persona dhe jo për përfaqësues të partive politike apo të institucioneve. Për të gjithë ata që kanë treguar lëshime në funksione, është mirë që të mendohet dhe të ndryshohen – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Në suaza të rikonstruimit, Zaev gjatë ditëve në vijim do të takohet edhe me liderët tjerë të partive në koalicionin qeverisës. Vendimet e para do të merren në pjesën e parë të muajit qershor./alsat/