Transplantimi i një organi të jo muslimanit në trupin e muslimanit

Shpërndaje

Jusuf el-Kardavi

Nuk ka pengesë që të bëhet transplantimi i organit të jo muslimanit në trupin e muslimanit,sepse organet e trupit nuk cilësohen me besim dhe mosbesim, por organet janë mjete të cilat i përdor njeriu konform besimit dhe metodologjisë së tij jetësore.Kur transferohet një organ, prej jo muslimanit te muslimani, bëhet pjesë e trupit dhe mjet që ta çojë në vend misionin e tij, ashtu si që ka urdhëruar Allahu xh.sh..Kjo i përgjason rastit të marrjes së armës së jo muslimanit nga ana e muslimanit dhe me këtë armë lufton në rrugë të Allahut.
Bile mund të themi se organet në trupin e jo muslimanit, janë të nënshtruara Allahut, e madhërojnë dhe i përulen Atij konform konceptit Kur’anor se çdo gjë që ka në qiej e tokë, i përulet dhe e madhëron Allahun, por njerëzit nuk e kuptojnë adhurimin e tyre.
Pra, e vërteta është se mosbesimi dhe besimi i një njeriu, nuk ndikon në organet e trupit të tij, bile kjo vlen edhe kur bëhet fjalë për zemrën si organ, e cila në Kur’an është cilësuar se mund të jetë e shëndoshë dhe e sëmurë, besimtare dhe e dyshimtë, si dhe e vdekur dhe e gjallë.Me këtë nuk është për qëllim organi trupor i cili bën pjesë në domenin e mjekësisë, sepse organi në këtë domen, nuk ndryshon varsisht prej besimit dhe mosbesimit, nënshtrimit dhe mëkatit, por me këtë cilësim, aludohet në kuptimin shpirtëror, me të cilin njeriu ndjen, mendon dhe kupton.Allahu xh.sh. thotë:<<…e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë…>>[1], <>[2].
Për sa i përket ajetit:<<…vërtetë idhujtarët janë të ndyrë…>>[3], kjo ndyrësi nuk ka të bëjë me ndyrësinë materiale e cila është e lidhur për trupin, por ka të bëjë me ndyrësinë shpirtërore e cila lidhet për zemrat dhe mendjen.
Në bazë të kësaj, pohojmë se nuk ka pengesë fetare që muslimani ta shfrytëzojë një organ nga trupi i jo muslimanit.
Prej arabishtes: Bashkim Aliu