Vd.es një shofer autobusi i moshës 37 vjeçare, ngjarja ndodhi në Strazhë

Shpërndaje

Mbrëmë (rreth orës 22 e 15 minuta në Stacionin policor në Gostivar është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar në lokacionin “Strazhë” ka ndë.rruar jetë 37-vjeçari G.D. nga Shkupi vozitës i autobusit “Mercedes” me targa të Shkupit.
“Pasi që me autobusin kanë ndaluar për të pauzuar në lokacionin “Strazhë” dhe për një moment 37-vjeçarit i është përk.eqësuar gjendja shëndetsore ku edhe ka hu.mbur ndjenjat kështu që mjekët nga ndihma e shpejtë e Gostivarit të cilët kanë qenë të thirrur në ndërkohë vetëm se e kanë konstatuar vd.ekjen” njoftojnë nga policia.
Prokurori publik dhe ekipi nga Stacioni policorë Gostivar kanë kryer insp.ektimin në vendin e ngjarjes kurse me urdhër të prokurorit publik trupi i paj.etë i të ndj.erit G.D. i është dorëzuar familjes.