RajoniTop Lajme

Vuçiq refuzon të fotografohet me Metën!

Shpërndaje

Një veprim të padenjë për një lider shteti ka bërë Aleksandër Vuçiç sot në Tiranë, në nisje të samitit të Brdo-Brijunit.

Kreu i Shtetit serb pasi akuzoi shqiptarët për provokim pas dakordësisë së Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për “krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike”, ka ofenduar të “zotin e shtëpisë”.

Në momentin kur ka hyrë në samit, pasi ka takuar Ilir Metën, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Andrzej Duda-n, mikpritës të samitit të Brdo-Brijunit, Vuçic ka refuzuar foton e përbashkët që mikpritësit e realizuan me të gjithë liderët e tjerë të Ballkanit.