​Labinotë Demi kalon në Vetëvendosje

Shpërndaje

Lëvizjes Vetëvendosje iu ka bashkuar sot ish deputetja Labinotë Demi-Murtezi.Aderimin e saj në VV e ka bërë të ditur kryetari i VV-së Albin Kurti në një postim në Facebook.

Murtezi-Demi ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës si anëtare e Partisë së Drejtësisë e udhëhequr nga Ferid Agani.

Postimi i Kurtit:

Labinotë Demi-Murtezi është letrare dhe albanologe, ka përfunduar Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës. Ajo u anëtarësua në Lëvizjen tonë. Me prejardhje është nga Gjilani ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme (mjekësi e përgjithshme). Vazhdimisht është kyçur në jetën publike, me aktivitete kulturore e shkollore si nxënëse, me ç’rast ka qenë edhekryetare e të gjitha shkollave të mesme të qytetit. Pastaj, si studente ka qenë aktiviste e shoqërisë civile për të drejtat e grave. Ka marrë pjesë në disa kurse e trajnime specialistike, ka qenë asambliste e Kuvendit Komunal në Gjilan, Drejtore e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e mandej edhe deputete në legjislaturën e kaluar të Kuvendit. Znj. Labinote dëshiron të kontribuojë për daljen nga kriza e shtetit dhe për ndryshimet progresiste të cilat i sheh të mundshme vetëm me VETËVENDOSJE!-n e të domosdoshme për Kosovën.