20 vjet më parë u shëtit për dore nga Bill Clintoni: Flet voglushi i fotos ikonike

Shpërndaje

Në fotografinë ikonike të presidentit Bill Clinton më 1999, është edhe Ilir Ramushi nga Gjilani, që atëkohë ishte një fëmijë.

Ai ka rrëfyer për Klan Kosovën:

“Gjatë periudhës së luftës, kemi qenë në shtëpi, forcat barbare serbe na kanë dëbuar nga fshati Llashticë, 25 persona të vrarë ishin aty. Kemi pasë shumë përjetime të randa, maltretime gjatë kalimit të kufirit në Bllacë. Kemi pasë përjetime, kemi pasë të vrarë aty, kam pa njerëz të vrarë të masakruar. Me 22 qershor 1999, duke mos e ditur se gjatë asaj periudhe të keqe ta vizitosh një personalitet si Bill Clintoni, për mua ka qenë privilegj. Për mua është president i botës, ai është Bill Clintoni. Rastësisht, kam qenë njeri më me fat”, thotë ai.