Bebe Rexha dhe Ava Max bëjnë shqiponjën dhe çojnë peshë turmën në koncert (Foto)

Shpërndaje

Bebe Rexha dhe Ava Max janë dy këngëtare që po arrijën sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar. Dhe yjet e muzikës pop nuk ngurrojnë të tregojnë mbështetjen për njëra-tjetrën.

Dy shqiptaret u takuan në koncertin e Jonas Brothers, ku ishin të ftuara për të performuar.Bebe dhe Ava bënë fotografi me njëra-tjetrën në prapaskenë duke bërë simbolin e shqiponjës.

Pak kohë më parë, Bebe Rexha I bëri thirrje për bashkëpunim këngëtareve shqiptare me famë botërore, Dua Lipas, Rita Orës dhe Ava Max. Por nuk dihet nëse ky bashkëpunim do realizohet.