MaqedoniTop Lajme

Bejta: Dorë e fshehtë tenton të njollosë BDI-në, Mehmedi: BDI ende bashkëpunon me VMRO

Shpërndaje

Nëse ndonjë qeveritar i BDI-së ka shkelur ligjin, a patjetër të dënohet. Ndërsa bisedat private mes funksionarëve nuk përbëjnë kuriozitet për t’i dëgjuar ngase ato janë të thëna vetëm me fjalë por jo dhe me zemër. Ky është qëndrimi i nënkryetarit të BDI-së Nevzat Bejta. Ai mendon se është një dorë e fshehtë e cila tenton të njollosë vetëm funksionarëte BDI-së ndërsa të tjerët lihen anësh.

“Pse përgjimet jepen vetëm për funksionarë të BDI-së? Mendoni se s’ka përgjime për funksionarët e social-demokratëve, ska përgjime për funksionarë të VMRO-së, apo për funksionarët e partive të tjera qoftë ajo Aleanca për Shqiptarët apo Besa? Për të gjithë ka përgjime, por këtu dikush dëshiron t’i irritojë shqiptarët me përgjimet private dhe të bëjnë përfitime politike”, deklaroi nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta.

Nënkryetari i ASH-së Remzi Mehmedi demantoi Bejtën se dikush nga kjo parti është nën hetime.

“Nuk ka asnjë hetim ndaj ndonjë funksionari të Aleancës për Shqiptarët, kjo është shpifje”, theksoi Remzi Mehmedi nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Nevzat Bejta: Po ku e di ti se kush është nën hetime?
Remzi Mehmedi: “Nuk kemi dëgjuar, unë jam kryetar i Aleancës për Shqiptarët”.
Fatmir Aliu: E dini ju se kush është nën hetime?
Nevzat Bejta: “Ne nuk jemi organ i prokurorisë”.
Remzi Mehmedi: “Mos shpifni ju lutem”.

Nevzat Bejta tha se BDI kërkon që të vijë drejtësia dhe të dalë në sipërfaqe e vërteta. Por Remzi Mehmedi akuzoi se BDI vazhdon të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në edhe pse nuk janë më partnerë koalicioni.

Një ndër arsyet që Aleanca për Shqiptarët ka këtë qëndrim është se sipas tyre BDI mundësoi që bashkë me VMRO-në të mos i merret mandati ish-kryetarit të kuvendit Trajko Veljanovski.