Besir Alili , kampion i ri i Evropës për kadetë

Shpërndaje

Mundësi i Klubit të Mundjes “Liria”, Besir Alili, është kampion i ri i Evropës për kadetë, I cili aktualisht po zhvillohet në Faenza të Italisë. Në finalen e madhe të kategorisë deri më 48 kg, Besir Alili mundi nga Armenia, Harutjun Hovanisjan me 7-6 për të arkëtuar medaljen e artë në këtë konkurencë të garave evropiane. Në rrugën deri te medalja e artë, Alili mundi Oskar Kolçukun e Polonisë, Andrej Vitanin e Molldavisë, Luka Gugeshvili nga Gjeorgjia dhe në finale e madhe ishte më I mirë se armeni Hovanisjan. Ndryshe dy vite më parë në Shkup , në konkurencën e njëjtë, Besir Alili arëktoi medaljen e argjendit, ndërsa tani bëri edhe një hap më tej në konkurencë të garave.