Çfarë porosie i dha gruaja Muharremit kur mësoi për bashkëpunimin e tij me Encën (FOTO)
Kënga e Encës dhe Muharremit me titull “Hajde” është kthyer në hit dhe ishte një bashkëpunim surprizë për të gjithë.
Të ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Enca dhe Muharremi kanë treguar edhe historinë sesi ndodhi ky bashkëpunim. Pasi Enca i kishte shkruar, Muharremi kishte pranuar menjëherë, i bindur që kënga do ishte super hit. Madje Enca dhe Muharremi e kanë inçizuar këngën për 30 minuta.
Gjatë emisionit Ermali e pyeti Muharremin çfarë porosie i dha gruaja kur mësoi që do bashkëpunonte me Encën, porosi të tipit: “Kujdes me këto skena se nuk të fus në shtëpi”.
“Jo, thjesht më tha bravo”, u përgjigj Muharremi duke qeshur.