Enca s’i harron veset e këqija, tymos në publik dhe nxjerr videon në Instagram

Shpërndaje

Enca Haxhia është artiste shumë e përfolur në titujt rozë.

Njihet për format bombastike trupore, të cilat nuk ngurron aspak t’i ekspozojë në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Në shumë raste është kritikuar edhe për konsumim të lëndëve narkotike në publik, ani pse këtë veprim në shumë raste e ka bërë në Amsterdam, ku edhe lejohet një gjë e tillë.

Në një video që ka postuar së fundi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja bën veprimin e njëjtë.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Enca Haxhia është “Dua”, që u prit mirë, ndërsa pritet që së shpejti të rikthehet me këngë të reja.