Ekspertët: Qeveria dështoi në sferat më të ndjeshme për qytetarët
Periudhë me kompromise të dhimbshme, progres në sfera të caktuara dhe ngecje në çështje kyçe për qytetarët. Kështu e komentojnë menaxhimin dy vjeçar të Qeverisë së Zoran Zaevit, ekspertët politik. Eksperti Xhelal Neziri thotë se pushteti arriti të zgjidh kontestet me fqinjët por ka dështuar në premtimet për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe reformat në gjyqësor. Ndërsa eksperti Marko Trashanovski shton se vlejnë të përmendet progresi në ministrinë e Punës dhe politikën sociale, Administratë dhe Mbrojtje. Por ka sfera ku nuk ka progres dhe duhen marrë masa urgjente.
“Të kujtoj se premtuan se rroga mesatare do të jetë 500 euro, gjë e cila nuk është realitet pasi e njëjta lëviz afër 400 euro. Premtuan kthimin e një pjesë të tatimit të vlerës së shtuar gjë që e shohim se nuk funksionin. Premtuan fonde të shëndetësisë për mbështetjen e të sëmurëve që të kurohen jashtë vendit gjë që nuk është realitet. Premtuan modernizimin e shëndetësisë publike, investime në arsim, reforma në gjyqësi. Pra kemi njerëz të pasur që vazhdojnë të pasurohen dhe njerëz të varfër që vazhdojnë të varfërohen dhe ikin jashtë vendit”, tha Xhelal Neziri, ekspert politik.
“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve duhet shumë të përmirësojë performancën e saj, Ministria e Ambientit jetësor po ashtu në pjesën më të madhe nuk i adreson problemet urgjente dhe kyçe me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë dhe mendoj se këtu nevojitet punë shtesë. Kuptohet këtu është edhe progresi që e kemi në domenin e mbrojtjes posaçërisht me inkuadrimin e vendit në NATO aleancën, kuptohet kjo është sferë ku duhet të notohet sukses. Kyçe këtu është se si do të reformohet dhe dizajnohet prokuroria publike për shkak se siç është për momentin, nuk ka kapacitete që ti përgjigjet luftës kundër korrupsionit as kapacitete kadrovike, as financiare dhe as strukturore”, pohoi Marko Troshanovski, ekspert politik./ALSAT/