ASH: Bujar Osmani finansuesi kryesor i Rusisë, MPJ furnizohet nga kompania ruse (DOKUMENTE)

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët ka atakuar ministrin e jashtëm Bujar Osmani duke nënvizuar se ai është finansuesi kryesor i Rusisë, pasi që ka kontrata për furnizim me kompaninë ruse.

“Ka disa ditë që zyrtarët e BDI-së shpifin kundër opozitës shqiptare, ndërsa sot Bujar Osmani arriti kulmin duke akuzuar edhe qytetarët për mbështetje të Rusisë. Ai tha se blerja e karburantëve nga kompanitë ruse është ndihmë e drejtëpërdrejtë ndaj Rusisë.

Me këto fjalë Osmani bëri gabimin Frojdian dhe pranoi me gojën e vetë se ai është finansuesi kryesor i Rusisë. Nga të dhënat zyrtare nga servisi për publikimin e shpenzimeve Ministria e Punëve të Jashtme rrezulton se blen derivate nga kompania ruse e liçencuar në vendin tonë. Madje disa nga furnizimet janë bërë edhe gjatë ditëve të fundit të muajit shkurt. Përveç ministrisë së Osmanit, nga e njejta kompani ja furnizuar edhe pjesa më e madhe e Qeverisë dhe institucioneve shtetërore”, theksoi Aleanca për Shqiptarët.

LINKU I FURNIZIMEVE NGA MPJ