Gjermanët testojnë taksitë fluturuese, shikoni pamjet (VIDEO)
Ka përfunduar me sukses testimi i kompanisë gjermane Lilium për taksinë fluturuese 5-vendëshe. Ky është një hap i madh për kompaninë e cila shpreson të bëjë funksional shërbimin fluturues në vitin 2025.
Makina fluturuese e pajisur me 36 motorë do të lëvizë me një shpejtësi maksimale prej 300km/h. Ndërsa nuk ka dhënë detaje mbi kapacitetin e peshës së makinave fluturuese, kompania ka deklaruar se ato mund të mbajnë pilotin, 5 pasagjerë, si dhe bagazhet e tyre.