Tërmeti në Korçë, Rama: Të gjitha banesat do të rindërtohen

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama është shprehur se të gjitha banesat të cilat pësuan dëmtime nga tërmeti që ra në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, do të rindërtohen.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri thekson se do të inventarizohen të gjitha dëmet që u është shkaktuar banorëve të këtyre zonave dhe pas kësaj do të nisin dëmshpërblimet dhe ndërtimet e banesave.

Postimi i plotë

TE GJITHA BANESAT DO TE RINDERTOHEN🤝 – Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!