Blindohet Tirana me forca të shumta policie, pamje nga vendngjarja ku vdiq 1 person dhe u plagosën 3 të tjerë

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën në orët e para të mbrëmjes së sotme. Në zonën “Don Bosko” pas një konfilti të armatosur ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur tre të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lokali, ndërsa sipas raportimeve të bëra, autorët janë larguar me “Benz” në drejtim të zonës së Laprakës.

Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa më poshtë janë pamjet e siguruara nga vendngjarja. Mësohet se forcat e policisë kanë ngritur postoblloqe në akse të ndryshme të kryeqytetit.

Ky është lokali në zonën e Don Boskos, aty ku të shtënat me armë zjarri dyshohet se lanë një të vrarë dhe 2 të plagosur.