RajoniTop Lajme

Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë mund të jetë e përjetshme

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëdhëniet me Serbinë nuk janë për me zgjidh çështjen e kufirit, por për të zgjedhur çfarë marrëdhëniesh duan të kenë dy shtetet. Sipas tij, nëse Serbia vazhdon të refuzojë shtetin e Kosovës, atëherë shteti i Kosovës do të vazhdojë taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe sipas tij, kjo taksë mund të jetë përjetshme.

Kryeministri i Kosovës tha gjithashtu se duhet të zgjidhet marrëdhënia bilaterale Kosovë-Serbi, që sipas tij kjo nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës, me kufijtë, por me marrëdhënie diplomatike.