Rajoni

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, sot temperatura rekord

Shpërndaje

Gadishulli i Ballkanit është aktualisht në ifluencën e anticiklonit Afrikan që ka sjellë temperatura shumë të larta.

Për pasojë edhe këtë të shtunë temperaturat do të vijojnë të rriten e do të jenë shumë të larta ndërsa në tërësi moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta në zonat malore..

Në zonat e ulëta parashikohet që temperatura minimale të jetë 21 gradë ndërsa maksimalja deri në 39 gradë.

Në zonat bregdetarë temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë 22/37°C ndërsa në zonat malore 18/34°C

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 6-8 m/sek në bregdet.