Sport

Kampioni evropian, Besir Alili u prit nga një numër i madh i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu”

Shpërndaje

Komuna e Çairit dhe klubi i mundjes “Liria” sonte në Shkup organizuan pritje solemne për kampionin evropian të kadetëve në mundje, Besir Alili.

Alili u prit nga një numër i madh i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa para qytetarëve të tubuar u drejtuan kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Gjatë ditës së nesërme Besir Alili do të realizojë takim edhe me kryetarin Shilegov.

Kampioni u prit që në vendkalimin kufitar Tabanoc nga shumë tifozë, ndërsa më vonë me autobus panoramik u nis drejt sheshit “Skënderbeu”.

Alili këtë fundjavë u bë kampion evropian i kadetëve në stil të lirë në kategorinë deri 48 kilogramë pas fitores në finalen ndaj Hovhanisjan nga Armenia me 7-6 në Kampionatin evropian në Firence,Itali./albazone.mk/