Muamed Sejdini rizgjidhet për kryetar të FFM-së

Shpërndaje

Muhamed Sejdini, vazhdon që të drejtojë Federatën e Futbollit të Maqedonisë edhe në 4 vitet e ardhshme. Me vota të plota të delegatëve dhe asnjë kundër, por edhe me duartrokitje të të gjithë delegatëve , Sejdini morri besimin e plotë të të gjithëve të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor. Sejdini faleminderoi të gjthë për besimin e dhënë , duke potencuar se do të punojë në mënyrë të drejtë dhe pa fshetsësi dhe se kjo do të jetë një ndër vyrtitet e FFM-së.

“Është nder që të jesh kryetar i FFM. Faleminderim për të gjithë që më dhanë besimin. Faleminderim edhe deri te Xhani Infantino, kryetari të FIFA-s për përkrahjen e dhënë. Jam i kënaqur që kemi një kemi një partner te UEFA me Aleksandas Çeferinin. Viti 2021 do të memorojmë me kualfikimin e Maqedonisë në EURO 2020, pasi që me punë kualitative vijmë deri te rezultatet pozitive. Të shpresojmë se do të shënojmë rezultate edhe më të madhe edhe në EURO 2020. Ftojë që drejtuesit e Ligës së Parë dhe të Dytë që të formojnë Lidhjen e tyre dhe FFM do të ndhmojë në tërësi dhe do të kenë mbështetjen e plotë nga unë. Të gjithë klubet janë liruar nga kotizimi, ndërsa FFM mbuloi harxhimet te katëgoritë e reja dhe ajo e femrave. Dyert do të jenë të hapura për zhvillmin e mëtutjeshme të futbollit. Sot është një ditë e madhe e faljes, unë jam musliman dhe edhe në fejën tonë ka pjesë ku thuhet se nëse gabohet atëherë kërkohet falje. Andaj edhe kërkjë falje nëse kam gabuar ndonjëherë,” tha mes tjerash Sejdini.

Pas fjalimit të presidentit të ri të FFM-së, delegatët filluan me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të FFM-së./Alsat