Mbrojtësi serb ia thyen këmbën talentit të Austrisë (VIDEO)

Shpërndaje

Wolf ka thyer këmbën në ndeshjen mes Serbisë dhe Austrisë.

Hannes Wolf, vetëm 20 vjeç dhe me të ardhme premtuese do të duhet të mbyllë këtu “Euro 2019” për moshën nën 21-vjeç, pasi theu këmbën në ndeshjen Serbi-Austri.

Ai do të jetë disa muaj jashtë fushave, ndoshta deri në fillim të vitit 2020.

Mesfushori austriak ishte në një duel me mesfushorin serb, Vukasin Jovanovic, kur theu këmbën.

Mesfushori ia preku këmbën nga prapa çka bëri që Wolf të mos e kontrolloi më veten dhe theu këmbën. Me ndihmën e VAR, gjyqtari vendosi që ta ndëshkojë me të kuq Jovanovicin.

VIDEO