Meta: Nesër të respektohet vendimi i atyre që votojnë, t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes europiane

Shpërndaje

Kreu i Shtetit, Ilir Meta bën përsëri apel për zgjedhjet që pritet të mbahen ditën e nesërme. Në 61 bashkitë e vendit do të ketë votime për kandidatët e mazhorancës, pasi opozita i ka bojkotuar. Ndërkohë që Presidenti Meta ka dekretuar 13 tetorin si datën tjetër për zgjedhjet vendore. Meta shkruan se duhet respektuar e drejta e gjithësecilit për nesër, ndërkohë që duhen shmangur provokimet që mund të sjellin dhu*në.

Të dashur qytetarë, Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithësecilit gjatë ditës së nesërme.

Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri! Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithësecilit! E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale.

Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes evropiane të Shqipërisë. Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhu*nës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë”, shkruan ai.