Nis takimi i presidentit Thaçi me delegacionin francezo-gjerman, i mbyllur për media

Shpërndaje

Ka filluar takimi në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me delegacionin francezo-gjerman.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur me mëngjes delegacionin francezo-gjerman, saktësisht në orën 09:30.

Mediat nuk janë lejuar të marrin as pamje.

“Do të lëshojmë komunikatë për media”, kanë thënë për lajmi.net, zyrtarët e informimit të Presidencës.

Në përbërje të këtij delegacioni francezo-gjerman ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë, të cilët po vijnë në Kosovë për të diskutuar me krerët shtetërorë për Samitin e Parisit.

Delegacioni francez përbëhet nga Alexandre Adam, zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Heldt.