Maqedoni

Osmani ‘merakli’ për foto! Vendkalimi Bellanoc-Stançiq ende pa u lëshuar në përdorim fillon të shembet (Foto)

Shpërndaje

Mbi 20 takime dhe paralajmërime janë bërë deri tani mes delegacioneve nga Kosova dhe Maqedonia, për lëshimin në përdorim të vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq. Një takim i tillë është realizuar edhe sot mes zëvendëskryeministrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani dhe zv/kryeministrit kosovar, Enver Hoxhaj.

Si në shumë takimet e mëparshme, edhe sot është bë një paralajmërim i ri për lëshimin e këtij vendkalimi në përdorim, tani për në muajin shtator të këtij viti, shkruan Gazeta Lajm.

Mirëpo shoqëruesit e delegacionit të Maqedonisë së Veriut dhe atij kosovar që kanë qenë sot prezent në kufi, kanë vërejtur që ka filluar të shembet toka përreth pikës së vendkalimit kufitar. Ata kanë dërguar foto deri te Gazeta Lajm, duke vlerësuar se ka gjasa që vendkalimi të fillojë të shembet para se të lëshohet në përdorim.

Zv.kryeminstri Osmani harron se nuk eshte minister i Transportit dhe Lidhjeve dhe kur ka dicka per te dale ne foto shkon i pari.

Mos te harrojme se i njejti zv.kryeminster edhe vitin e kaluar vetem doli ne foto ne kufirin Shkup-Bllace por ajo rruge ngeli vetem premtim bosh i Osmanit.

Ja rikujtojme Osmanit se rruget nuk ndertohen me xhepat bosh!!!