Khabib me plis shqiptari në Dagestan, dhuratë që ia dërgoi kampioni olimpik Shaban Tërstena

Shpërndaje

Khabib Nurmagomedov, kampion i peshave të lehta në UFC, i ka pranuar dy dhuratat e kampionit olimpik Shaban Tërstena-plisin e bardhë dhe librin tij Rruga e kampionit olimpik. Atij dhuratat i ka dorëzuar Mogamedxhi Nurov, i cili është nga Dagestani, por që do të jetë pjesë e sportistëve të Maqedonisë në Lojërat e dyta Europiane në Minsk të Bjellorusisë nga 21-30 qershor.

Kur Mogamedxhi Nurov ishte në Shkup takoi Tërstenën dhe ky i fundit i dërgoi dy dhurata Khabib Nurmagomedovit.

Fotoja e dy sportistëve të njohur nga Dagestani është shërndarë në rrjetet sociale.

Kujtojmë se, edhe Khabib i pari i kishte bërë një dhuratë kampionit olimpik në mundje Shaban Tërstena, duke i dhuruar një kapelë të tij./Gazeta Lajm/