Pasuria milionëshe e Ramiz Lladrovcit, orë Rolex, vetura, ari e prona të shumta

Shpërndaje

Ai në deklarimin e pasurisë ka paraqitur pagën vjetore prej mbi 13 mijë euro si kryetar i Komunës së Drenasit. Lladrovci ka deklaruar si pasuri të tij me qindra hektar tokë, banesa, lokal, vetura, stoli ari madje edhe orë dore të shtrenjta, shumicën e të cilave, thotë se i ka blerë nga kursimet familjare, shkruan lajmi.net.

Në deklarimin e pasurisë ka përmendur shtëpinë e trashëguar nga familja me 480 metra katror, banesë me 199 metra katror, të blerë sipas tij, nga mjetet e kursyera në Gjermani, pastaj tokë 13.489 metra katror, një tokë tjetër me 139 metër katror, mjete të kursyera nga familja dhe shitja e një veture. Ndërsa, toka tjetër është 50 mijë metra katrore, të cilat janë huazim i likuiduar në vitin 2014, nga mjetet të kursyera nga të ardhurat familjare.

Gjithashtu, tokë 20 mijë metra katror, të cilat janë huazim i likuiduar në vitin 2014, nga mjetet të kursyera nga të ardhurat familjare.

Lladrovci në pasurinë e tij ka edhe dy trolle me 8 mijë metra katror, të ndara nga komuna e Drenasit për familjet e dëshmorëve, një banesë me 38 metra katror të blerë me mjete të kursyera nga familja dhe një lokal me 70 metra katror, të blerë me mjete të kursyera nga familja.

Familja Lladrovci ka tri vetura, njëri Golf e blerë me mjete të kursyera nga familja në vlerë 9.500 euro, pastaj tjetra Mercedes në vlerë 15 mijë euro, e blerë me mjete të kursyera nga familja dhe një Audi A6 e blerë me mjete të kursyera nga familje në vlerë 40. 500 euro.

Kryetari i Drenasit ka edhe orë dore Rolex, e blerë nga buxheti i familjes në vlerë 9 mijë euro, orë dore Cartier e blerë nga buxheti i familjes në vlerë 3 mijë euro, stoli ari e blerë nga buxheti familjar në vlerë 11 mijë euro.

Kurse, si para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ka deklaruar 7.540 euro. Kurse, detyrim financiar ka 25 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë, Lladrovci ka njoftuar se të hyra vjetore ka paraqitur edhe një kompensimin burgu mbi 28 mijë eurosh.

Lajmi.net ka kërkuar sqarim në lidhje me këtë çështje nga kryetari Lladrovci. Ai tha se bëhet fjalë për kompensimin e viteve të burgut të vëllait të tij, Heroit Fehmi Lladrovci.

“Po, bëhet fjalë për kompensimin e viteve të burgut të vëllait tim, Heroit Fehmi Lladrovcit, të holla që i mori nëna jonë. Po këto të holla, nëna i bëri të gjitha donacion për shtatoren e Fehmiut dhe Xhevës”, thuhet në përgjigjen e tij./fmimages/

Për ta parë deklarimin e pasurisë së Ramiz Lladrovcit kliko KËTU.