Rajoni

Polici kosovar që u kujdes t’i sigurojë strehim të sigurt vajzës së mitur

Shpërndaje

Policia e Kosovës veçse janë krenaria jonë, ata kanë edhe një zemër të madhe dhe bujare.

Rashit Gashi, sekretar i Sindikatës së Elektrokosovës, përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook ka ndarë një rrëfim mjaftë prekës, duke treguar gjestin human të një pjesëtari të Policisë së Kosovës.

Gashi ka treguar se si i njëjti polic që ka emrin Alban Tolaj, ka bindur një vajzë të mitur që kërkonte lëmoshë që t’ia tregonte vendin ku banon në mënyrë që t’ia siguronin një vendbanim të sigurt, teksa në fund ia ka dhënë edhe 4 euro për ushqim duke e pyetur nëse ka ngrënë bukë.

Ky është rrëfimi i Gashit:

Para disa dite m’ka rastis me kanë prezent në ngjarje me këtë polic.

I erdh nga mbrapa së bashku me një zyrtar të MPMS-së dhe me një kolege tjeter police një vajze të mitur “lypse” deri në vendin ku banonte ajo, u sjellë aq mirë me të sa që e bindi që e ka për të mirën e saj që t’i sigurojë një vendbanim të pastër e të sigurtë sepse vendi ku banonte ishte pa kushte elementare për jetë, pa ujë e pa rrymë dhe në fund e pyeti:
A ke hanger bukë Medina? dhe i lëshojë në dorë edhe 4 € për ushqim!