Qeveria në mbrojtje të Rashkovskit: Nuk flitet për asnjë veprim joligjor
Në bisedën e incizuar të sekretarit të përgjithshëm të qeverisë Dragi Rashkovski, e cila nuk është publikuar në tërësi me qëllim që të manipulohet opinioni, në asnjë moment nuk flitet për asnjë aktivitet jashtë procedurës së tenderit, por për atë se si qytetarët të kenë qiell më të sigurt.
Nga plani i veprimit të M-NAV shihet se furnizimi i sistemit ATM është dashur të realizohet para muajit prill të vitit 2018 (gjashtë muaj para mbajtjes së takimit nga biseda e incizuar) ndërsa nga plani i ndryshuar i veprimit, shihet se deri në mbajtjen e takimit kjo nuk është përfunduar.
I tërë materiali do t’i dorëzohet Prokurorisë publike me qëllim të prezantimit të fakteve, formësimin e zërave të publikuara, por edhe konstatimin e përgjegjësisë për personat që kanë dashur ta cenojnë sigurinë e qytetarëve.