Prej nesër stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave

Shpërndaje

Moti prej nesër do të stabilizohet, ndërkaq e shpejtë do të jetë edhe rritja e temperaturave të ditës, përveç të martën kur në orët e pasdites pritet destabilitet me reshje të shkurtra të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, kumtoi DPHM.

Sot do të jetë mot i ndryshueshëm, i freskët dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë dukuri të motit të shkurtë jostabil me reshje intensive të rrëmbyeshme të shiut, erë të fuqishme, zbrazje elektrike dhe kushte për dukuri të izoluar të breshrit. Vende-vende do të ketë sasi të rritur të shtresë së ujit. Nga fundi i ditës reshjet do të ndalen. Temperatura maksimale do të jetë deri 28 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. N[ë disa pjesë të fushëgropës reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme.