Emëroi këshilltar burrin e ministres Haxhiu, reagon ministri Krasniqi

Shpërndaje

Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi, ka reaguar për emërimin kështilltar të tij, bashkëshortin e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Alban Krasniqi i është bashkuar ekipit të tij si këshilltar i jashtëm politik, pasi përvoja e tij në qeverisjen lokale është tejet e dobishme.

Ai ka shtuar se ndihet i nderuar që e ka Krasniqin në ekip, derisa thotë se ai do të japë kontribut pa pagesë.

Postimi i tij i plotë:

Alban Krasniqi i bashkohet ekipit tim, si këshilltar i jashtëm politik, përvoja e tij në qeverisjen lokale është tejet e dobishme dhe për këtë arsyje ndihem i nderuam që ai është tashmë pjesë e ekipit tonë duke dhënë këtë kontribut pro bono (pa pagesë), pra pa ndikuar në buxhetin e shtetit.