MaqedoniTop Lajme

Kasami: Nuk kemi kërkuar tërheqjen e Meidanit

Shpërndaje

Sa i përket zërave për largimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani, Kasami mohon që VLEN-i apo Qeveria të kenë kërkuar tërheqjen e tij. Kasami thotë se ky është vendim i shtetit shqiptar.

“VLEN-i, por edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut në asnjë moment nuk kanë pasur ndonjë kërkesë ndaj shtetit shqiptar për të tërhequr ambasadorin. Çështja e ambasadorit edhe njëherë është qasje e tij. Ne do të kishim dashur që ai më shumë të përfaqësojë qytetarët, apo të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptar në Maqedoni të Veriut më shumë se sa disa grupacione politike, që fatkeqësisht po shihet. Megjithatë është punë dhe angazhim, të cilin duhet ta vlerësojë shteti shqiptar.”, – u shpreh kryetari i VLEN-it, Bilall Kasami.